Manchester United, ofensivë për Varane

Manchester United vazhdon të shfaqë interes për Varane. Skuadra e Djajve të Kuq ka  hyrë në kontakt me përfaqësuesit e futbollistit në 3 vitet e fundit duke kërkuar mënyrën për ta sjellë atë në Old Trafford, por pa mundur t’ia dalë mbanë. Varane ka me Realin e Madridit deri në vitin 2022 dhe drejtuesit e Manchester United e kuptojnë  se kjo verë kur francezi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Los Blancos, është momenti  më i mirë për të tentuar blerjen e tij.

Sipas asaj që publikohet te Manchester Neës Evening, një e përditshme që është  gjithnjë e informuar për cfarë ndodh te Djajtë e Kuq, klubi anglez po përgatit një ofensivë finale. Nga ana tjetër Reali i Madridit është në bisedime me Varane për rinovimin dicka që mund të bëhet i ditur përpara fundit të këtij viti ose në fillim të atij pasardhës.

Sfidanti.al