Cështja që kishte të bënte me të ardhmen e Lionel Messit ishta padyshim temë e nxehtë në sesionin e fundit të merkatos së transferimeve që u mbyll përpara një muaji. Argjentinasi, pavarësisht dëshirës për t’u larguar nga katalanasit, në fund qëndroi te Barcelona duke gëzuar thuajse të gjithë tifozët. Në fakt një burim i brendshëm i klubit katalanas foli për revistën Four Four Two teksa shpjegoi pasojat e rënda të qëndrimit të futbollistit më të mirë në botë në Spanjë.
Pavarësish vlerësimit dhe respektit maksimal për Messin, ky burim që preferoi të qëndrojë anonim, shprehu një lloj pakënaqësie për vendimin final të argjentinasit për të qëndruar te klubi blaugrana.
‘Ta bëjmë të qartë, e dua Messin, zotësinë e tij dhe atë që ai ka bërë për klubin-tregon i intervistuari-por më shumë dua punën dhe familjen time. Kur mësuam se Messi do të qëndronte te Barcelona, mbetëm të tronditur. E dinim që përtvec krizës nga Covid do të kishte reduktime të tjera pagash, kjo për t’i dhënë pagën Messit’.
Sfidanti.al