I operuar në 9 nëntor për shkak të dëmtimit në meniskun e gjurit të majtë, 18 vjec që sapo i mbushi, Ansu Fati nuk do të luajë për 3 muaj e gjysmë. Në momentin që ai do të kthehet, Barcelona do të ketë një president të ri dhe me shumë mundësi në atë moment apo dicka më pas të të ndryshojnë kushtet e kontratës së tij.
Rasti i Ansu Fatit që ka një kontratë të firmosur në 5 dhjetor të 2019 me skadencë 30 qershorin e 2024 me klauzolë 400 milionë Euro, sipas Barcelonës nuk është më urgjenti duke qenë se në muajin janar Messi do të jetë i lirë të bisedojë me cdo skuadër për t’u larguar duke qenë se kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm. Por pas argjentinasit, një prej prioritetet e Barcelonës është ndryshimi i kushteve të kontratës së Ansu Fatit.
Cështja është se si Bori Fati, babai i futbollistit, ashtu edhe agjenti i tij, Jorge mMendes, nuk e interpretojnë në të njëjtën mënyrë kontratën që ka firmosur futbollisti kur ishte minoren. Te Barcelona interpretohest se akordi aktual ka 2 fasha; deri në 2022 me opsionin edhe të 2 viteve të tjerë në dispozicion të klubit. Përfaqësuesit e lojtarit mendojnë se kontrata skadon në 2022 dhe se kushtet e saj duhet të rishihen.
Ansu Fati është në pjesën e poshtme të klasifikimit të pagave të lojtarëve të Barcelonës dhe trajneri Koeman dhe ekspertët e tjerë të klubit, për të evituar konfliktin e interpretimeve të ndryshme të kontratës, I rekomandojnë Barcelonës rinovimin me futbollistin deri në 2026, kjo edhe për të larguar cdo spekulim në lidhje me të ardhmen e një talenti të formuar në La Masia për të cilin refuzoi një superofertë e Manchester United prej 150 milionë Eurosh.
Sfidanti.al