Manchester United, Mainoo në “radarët” e Real Madrid

Kobbie Mainoo është padyshim, një ndër “diamantët” e “Djajve” të Manchester United, me talentin 18-vjeçar, i cili deri më tani ka arritur të shkëlqejë aq shumë me fanellën e anglezëve, saqë ka tërhequr edhe vëmendjen e një prej skuadrave më elitare në botë. Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, Presidenti i “Gaktikëve”, të Real Madrid, Florentino Perez është vënë pas tij, me shpresën për të zëvendësuar siç duhet një prej “legjendave” të klubit, Luka Modric e Toni Kroos, teksa pritet që anglezi t’i bashkohet “yjeve”, si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelian Tchouameni e Federico Valverde, në mesfushën e “Los Blancos”. Negociata ende nuk kanë nisur mes klubeve, por pritet që Sir Jimmy Rattcliffe, mos ta lërë “diamantin” e tij të shkojë, teksa sezonin e shkuar, Mainoo ka zbritur plot 35 herë, në fushë për “Djajtë” e United, dy prej këtyre paraqitjeve në Champions League, teksa ka arritur të regjistrojë në total, 5 gola, ndërsa këtë edicion është kthyer në një pikë referimi në mesfushën e anglezëve.

sfidanti.al