Manchester City transferon Rayan Cherki nga Lyon

Manchester City ka bërë goditjen e radhës në këtë merkato verore duke zyrtarizuar afrimin e mesfushorit ofensiv Rayan Cherki nga Olympique Lyon. Francezi 21-vjeçar, i lindur në vitin 2003, i është bashkuar skuadrës së Pep Guardiolës për një shumë prej rreth 40 milionë eurosh (34 milionë paundë) dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e vlefshme deri në vitin 2029. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez përmes një komunikate zyrtare në faqen e tij.

Cherki bëhet kështu përforcimi i tretë i verës për “Citizens”, pas mbrojtësit të majtë Rayan Aït-Nouri, i ardhur nga Wolverhampton, dhe portierit Marcus Bettinelli nga Chelsea. Fantazisti francez do të jetë menjëherë në dispozicion për Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet në javët në vijim. Pas një sezoni mbresëlënës me Lyonin, ku realizoi 12 gola dhe dhuroi 20 asistime në të gjitha kompeticionet, Cherki u konfirmua si një nga talentet më premtues të gjeneratës së re franceze. Ai debutoi edhe me kombëtaren A të Francës, ku në gjysmëfinalen dramatike të Nations League kundër Spanjës, që përfundoi 5-4, shënoi një gol dhe asistoi një tjetër pas hyrjes në fushë në minutën e 63-të.

sfidanti.al