Manchester City ripranohet në kompeticionet evropiane, La Liga: CAS, jo në lartësinë e duhur

CAS riktheu Manchester City në kompeticionet evropiane, por ka nga ata që nuk janë dakord me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Por protesta e parë nuk vjen nga Premier League, ku disa klube shpresonin që të përfitonin nga përjashtimi i Citizens për të marrë vendin e lënë bosh prej tyre, por erdhi nga La Liga në Spanjë që reagoi nëpërmjet presidentit të saj Javier Tebas.

‘CAS nuk është në lartësinë e detyrës së saj, duhet të vlerësojmë nëse është organizmi i duhur për të bërë apelimet  ndaj vendimeve institucionale të futbollit-tha Tebas-Zvicra është një vend me shumë histori të arbitrimit, CAS nuk është në lartësinë e këtyre standardeve’.

Tebas, që është në mbrojtje të futbollit spanjoll e sidomos Realit të Madridit e Barcelonës, prej kohësh ka nisur një betejë kundër Manchester City, por edhe PSG duke i përkufizuar të problemin e madh të futbollit evropian pasi sipas tij ato kanë  mbështetje të kompanive që nuk u bëhet vonë se humbasin para.

Në momentin kur UEFA vendosi të dënojë klubin anglez Javier Tebas deklaroi: ‘Më në fund po merren masa për respektimin e rregullave të Fair Play Financiar dhe po dënohen ata që thyejnë thelbin e të ardhmes së futbollit’.

Sfidanti.al