Manuel Neuer, kapiteni i përfaqësueses gjermane dhe të Bayernit të Mynihut bën autogol jashtë fushës së lojës. Portieri 34 vjecar ka tronditur Gjermaninë teksa në orët e fundit është shfaqur në një video të postuar në rrjetet sociale teksa këndon këngën ‘Lijepa Li Si’(‘Ti je e bukur’), një këngë e grupit muzikor kroat ‘Thompson’ që shpesh është akuzuar për thurje lavdesh ndaj fashizimit kombëtar
Banda quhet ‘Thompson’ për faktin se Marko Perkovic solisti I bandës përdori armë të kësaj marke gjatë Luftës për Pavarësinë e Kroacisë. Neuer ndodhet me pushime në Dubrovnik të Kroacisë dhe aty është filmuar teksa këndonte dhe bashkë me të ishte edhe trajneri I portierëve, Toni Tapalovic. Kënga e interpretuar nga Neuer I dedikoje bukurive natyrore të Kroacisë.
Banda ‘Thompson’ në koncertet e tyre kanë interpretuar edhe këngën ‘Ustasha’ që celebron vrasjet e hebrenjve dhe serbëve në kampet e përqendrimit në Jasenovac dhe shpesh bëjnë përshëndetjen ‘Heil Hitler’ veprime këto kanë bërë që vende të ndryshme në Evropë të ndalojnë hyrjen e kësaj bande për të dhënë koncertet e tyre.
Ky është motivi që video e Neuer po bën shumë zhurmë në Gjermani dhe opinioni public kërkon që portietri gjerman të marrë një pozicion në lidhje me këtë ngjarje. Për momentin Neuer nuk ka bërë asnjë koment, ndërsa përfaqësuesit e tij deklaruan se futbollisti nuk e flet gjuhën kroate. Fakti që bashkë me të ishte Toni Tapalovic që është me origjinë kroate dhe që është në gjendje të flasë si gjuhën kroate ashtu edhe atë gjermane dhe kjo nuk e ndihmon atë që të evitojë disa kritika që në disa raste janë shumë të rënda, më të rënda se ato për një notë të stonuar.
Sfidanti.al