Manchester City përgatit kontratën e re, shifra të frikshme për Haaland

Manchester City lëviz herët, duke synuar që të blindojë yllin e skuadrës. “Qytetarët” kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së Erling Haaland: sipas “Mirror”, klubi po mendon të rrisë pagën në 2 milionë në muaj, në një total prej 24 milionë stërlinash në vit. Objektivi është të çojë përpara bashkëpunimin (marrëveshja aktuale skadon në 30 qershor 2027) për të parandaluar një largim të mundshëm të lojtarit.

Ndonëse për momentin nuk duket se ekziston ky rrezik, pasi në takimet e fundit agjentët e sulmuesit kanë konfirmuar dëshirën e lojtarit për të qëndruar në Premier League. Ndërkohë, “qytetarët” po shijojnë momentin e norvegjezit, me 12 gola në 11 ndeshje të luajtura.

sfidanti.al