E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona vazhdon të jetë në dyshim. Sulmuesit argjentinas i përfundon kontrata në verën e vitit 2021 dhe ai po pret të mësojë se cili do të jetë presidenti i ri i klubit katalanas pas zgjedhjeve të ardhshme. Messi dëshiron që fillimisht të mësojë projektin për të ardhmen dhe se cfarë po përgatisin.
Ndërkaq, në Angli, vijohet puna për përpilimin e planit për të bindur Messin për t’u transferuar në Premier League. Manchester City është skuadra që ka shfaqur interesin më të madh deri tani për kapitenin e Barcelonës. Sipas gazetarit të Eurosport, Dean Jones tha në podcasting e tij Ranks FC që klubi anglez dëshiron që t’i japë mundësinë Messit që të vijojë karrierën te Neë York City në MLS pasi të mbyllet etapa e tij te Manchester City.
Gjithnjë sipas Jones, messin e tërheq ideja për të vijuar karrierën e tij në skuadrën njujorkeze dhe të jetojë një qytetin amerikan ku do të mbyllë karrierën e tij futbollistike. Opsioni Manchester City u rishfaq, pasi babai i Lionel Messit mohoi zërat që flisnin për një kalim të mundshëm të futbollistit te Paris Saint Germaini. Jorge Messi mohoi në mënyrë kategorike informacionin e ESPN sipas të cilit drejtuesit e klubit parizien kishin kontaktuar me të për të nisur bisedimet në janar. ‘Mos sajoni më!! Fake neës’-u shpreh babai i Lionel Messit në Instagram
Sfidanti.al