Ligue 1, dëmtimet fusin në hall PSG

Fillimi i sezonit të Paris Saint Germainit është shoqëruar me një sërë problemesh që i kanë kushtëzuar kampionët e Francës. Skuadra e Thomas Tuchel e mbylli sezonin e kaluar në muajin gusht dhe nisën sezonin aktual pas 2 javësh duke i ekspozuar lojtarët kundrejt një kalendari të paprecedentë që ka shtuar ndjeshëm numrin e të dëmtuarve

Për shkak të coronavirusit dhe dëmtimeve, Paris Saint Germainit në nuk ka mundur të ketë pasur skuadrën e plotë praktikisht në asnjë ndeshje. Dëmtimet më të rëndësishme janë ata të Neymar, Verratit e Mbappe të cilat kanë bërë që Paris Saint Germaini të shohë se rrezikon eliminimin nga Liga e Kampioneve.

Ndeshja e 24 nëntorit kundër Leipzigut është për jetë a vdekje për kampionët e Ligue 1 të cilët mund të rikuperojnë 3 lojtarët më të mirë  të tyre. Në këtë moment, paris Saint Germaini ka 9 lojtarë të dëmtuar; Bernat, Kehrer, Verratti, Icardi, Letellier, Draxler, Neymar, Mbappé  dhe Moise Kean.

Tuchel, që është ankuar tashmë për kalendarin, shpreson të ketë në dispozicion disa prej këtyre futbollistëve për ndeshjen e së premtes së ardhshme me Monacon në kampionat dhe atë të Ligës së Kampioneve ndaj Leipzigut.

Sfidanti.al