Inter mendon për rikthimin e Joao Cancelos në radhët e tij. Futbollisti portugez që në 2018 nuk u ble nga Valencia për të përfunduar më pas te Juventusi në fillim e më pas te Manchester City, duket se nuk e ka bindur plotësisht trajnerin e Citizens, Pep Guardiola I cili ka miratuar largimin e tij në fund të sezonit.
Interi nga ana e tij e mirëpret krahëhapur Cancelon edhe pse tremb disi pretendimi I Manchester Cityt për kartonin e tij; 60 milionë Euro, ndërkohë që për Cancelon ka shfaqur interesin e tij edhe Bayerni I Mynihut.
E gjithë kjo histori tregohet nga tabloidi britanik ‘The Sun’ që theksons efutbollisti pas një fillimi të mirë të sezonit nuk mundi dot të konfirmojë formën e tij dhe pak nga pak filloi të humbasë vendin e tij në skuadër. I gtransferuar në verë te kampionët e Anglisë pas shkëmbimit me Danilon, Cancelo kontrata e të cilit skadon në 2025, gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 22 ndeshje me 1555 minuta aktivizim, por nuk është zgjedhje e parë për Guardiolën
‘The Sun’ shkon edhe më tej teksa imagjinon se Interi duke marrë parasush cmimin e lartë të kartonit të Cancelos, po mendon largimin e Lautaro Martinez te Manchester City për të mundësuar kthimin e portugezit në Milano.
Sfidanti.al