Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro: Ai bashkë me Neymar? Përse jo?

Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro Martinez. Sulmuesi I Interit është një objektiv I klubit blaugrana, gjë që e theksoi edhe Drejtori Sportiv I Barcelonës, Eric Abidal në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’:  ‘Sot për sot nuk kam akoma një buxhet, duhet të bëj detyrat, të paraprij vendimet, të kërkoj të bind futbollistët-tha Abidal-nëse ana financiare do të më thotë se kjo lëvizje mund të bëhet, atëherë do të bëhet, në rast të kundërt do të duhet të gjejmë një tjetër futbollist. A është e pamundur të blejmë njëkohësisht atë dhe Neymar? Jo, nëse bëhet mirë planifikimi’.

Që Barcelona e pëlqen Lautaro Martinez kjo nuk është dicka e re. Drejtuesit e Barcelonës e shohin atë si pasuesin e Luis Suarez që tashmë është 33 vjec dhe që ka një kontratë deri në vitin 2021. Për më tepër paraqitjet e argjentinasit në sezonin e tij të parë si titullar me fanelën e Interit dhe goli I shënuar në Ligën e Kampioneve në Camp Nou, ia kanë hapur akoma më shumë oreksin drejtuesve katalanas për të

Nga ana tjetër, Interi mendon vetëm për Interin me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2023. Klubi zikaltër padyshim nuk do të heqë dorë kollaj nga xhevahiri I tij për të cilin ka investuar 25 milionë Euro në 2018 për ta marrë atë nga Racing de Avellaneda dhe që përfaqëson të ardhmen e klubit zikaltër.

Sfidanti.al