Manchester City, Guardiola: Me këto cmime nuk do të blejmë asnjë sulmues

Pep Guardiola ngrin entuziazmin e tifozëve të Manchester City që po ëndërrojnë të shohin në Etihad lojtarë të tillë si Messi, Haaland apo Lukaku si pasues te Sergio Aguero. Trajneri katalanas foli për merkaton teksa nënvizoi cmimet e larta të kartonëve të futbollistëve.

‘Me këto cmime nuk do të blejmë asnjë sulmues. Është e pamundur-tha Guardiola-nuk na e mban xhepi. Të gjithë klubet janë në vështirësi dhe ne nuk bëjmë përjashtim. Nuk e di se cfarë do të ndodhë. Sot për sot ka më shumë mundësi që të mos blejmë ndonjë sulmues për sezonin e ardhshëm’.

Sfidanti.al