Ju kujtohet Fredy Guarin? Arrestohet për zënkë të dhunshme në familje

Arrestohet Fredy Guarin nga policia për zënkë të dhunshme në familje. Ish futbollisti i Interit tashmë në radhët e Millonarios ishte në banesën e prindërve të tij dhe ishin pikërisht këta të fundit që njoftuan policinë pas një agresioni të kryer nga vetë futbollisti kundrejt të atit. Një video e shfaqur në rrjetet sociale dokumentoi ngjarjen me Guarin që ishte nën efektin e alkolit dhe të gjakosur që u largua nga autoritetet. Edhe një agjent policie mbeti i plagosur. Më pas Guardin u dërgua në spital ku ishte nën mbikqyrjen e policisë

Sfidanti.al