Manchester City, 700 milionë Euro shpenzime në merkato në 2012-2016

Manchester City u ndëshkua me përjashtim nga Liga e Kampioneve për 2 sezonet e ardhshme dhe gjobë prej 30 milionë Euro pas nuk respektoi rregullin e Fair Play Financiar për periudhën 2012-2016. Gjatë kësaj periudhe klubi anglez shpenzoi plot 700 milionë Euro për blerje futbollistësh, një shifër kjo që është 4 herë me e lartë se ajo që kjo skuadër përfitoi nga shitja e futbollistëve në të njëjtën periudhë

ajo që u vu re gjatë jhetimeve 2 vjecare të UEFA ishte fakti që investimi në blerje futbollistësh ishte me rritje progresive dhe në sezonin 2015/2016 u kalua kufiri i 200 milionë Eurove. Viti 2012 ishte një vit tranzicioni për Manchester City që bëri disa lëvizje modeste teksa për sezonin 2012/13 shpenzoi vetëm 61.95 milionë euro, kurse shitjet ishin 44.3 milionë euro.

Në vitin 2013, manchester City bleu 5 lojtarë të tjerë për shufrën e 116 milionë Euro, ku më i shtrenjto ishte ajo e Fernandinhos nga Shakhtari; 40 milionë Euro, kurse shitjet ishin vetëm 11.3 milionë Euro. shifra të ngjashme u regjistruan edhe në vitin 2014; 102.8 milionë Euro në blerje ku më i kushtueshmi ishte Mangala nga porto për 45 milionë, kurse nga shitjet u arkëtuan 30.53 milionë Euro nga largimet e 3 futbollistëve

2015, ishte viti ku Manchester City filloi të bëjë zhurmë në merkato teksa shpenzoi 208.2 milionë euro për 9 lojtarë si Kevin De Bruyne, Raheem Sterling apo Otamendi, ndërsa niveli i arkëtimeve ishte në 67.44 milionë Euro nga shitja e 10 lojtarëve. në vitin 2016 kur erdhi edhe Pep Guardiola dhe që ishte ky viti i fundit nën hetimet e UEFA, Manchester City shpenzoi 213.6 milionë Euro në blerjen e John Stones, Leroy Sane, Gabriel Jesus, Gundogan dhe 6 lojtarë të tjerë, ndërkohë që arkëtimet ishin 35.35 milionë Euro nga shitja e 5 lojtarëve.

Por rekordin e shpenzimeve në Merkato, manchester City e regjistroi në 2017 me 317.5 milionë Euro kur në skuadër erdhën Laporte, Mendy, Kyle Ëalker, Bernardo Silva dhe Ederson ndër të tjerët.

sfidanti.al