Sjelljet e fundit e Diego Kostës nuk kanë qenë të pëlqyeshme, megjithatë te Juventusi askush nuk ka dashur ta largojë atë. sipas asaj që publikohet në median britanike e më konkretisht te tabloidi ‘The Sun’, Daglas Kosta ishte në shënjestrën e mancester Junajtid, me Djajtë e Kuq që kishin bërë edhe një ofertë prej 60 milionë Eurosh në merkaton e muajit janar, por që në fund u refuzua nga Juventusi.
Gjithnjë sipas ‘The Sun’, në të vërtetë drejtuesit e klubit anglez e shfaqën interesin për Dagllas Kostën që në periudhën kur ai ishte pjesë e Bajernit të mynihut, por në fund ai preferoi transferimin në Torino. Mësohet se në merkaton e janarit të këtij viti ishte trajneri Masimiliano Alegri ai që pengoi largimin e Dagllas Kostës te Mancester Junajtid, një transferim ky që gjithsesi ka ende gjasa të kryhet në merkaton e muajve të verës.
sfidanti.al