Goditje e dyfishtë në merkato për Manchester United, që kompleton prapavijën me dy futbollistë që pritet të vijnë nga Bayerni i Mynihut. Media britanike bën me dije se “djajtë e kuq” kanë arritur akordin me bavarezët për të transferuar në “Old Trafford” mbrojtësin holandez Mathijs De Ligt dhe anësorin maroken Mazraoui. Të dy janë kanë qenë prej kohësh nën monitorimin e anglezëve, që do të paguajnë në arkat e Bayernit të Mynihut 45 milionë euro, plus 5 milionë bonuse për De Ligt, si dhe 15 plus 5 bonuse për Mazraoui.
sfidanti.al