Peshëngritësi i Bullgarisë, i pari në histori që ngre mbi 400 kg

Karlos Nasar ngriti Bullgarinë në majën e Parisit, duke dhuruar një paraqitje legjendare në eventin e peshëngritjes së meshkujve, në peshën deri në 89 kilogramë. 20-vjeçari u bë njeriu i parë në histori që kaloi barrierën e 400 kilogramëve të ngritura në shtangë, duke regjistruar 404 kile në dygarësh. Në shkëputje ai realizoi rekordin e 180 kilogramëve, ndërsa në shtytje përmirësoi primatin që mbante vetë, duke ngritur 224 kilogramë. Edhe pse vetëm 20 vjeç, Nasar theu në mënyrë të frikshme rekordin botëror me 396 kilogramë, që mbahej nga kinezi Li Dazhin.

sfidanti.al