Malaga është një merkato e hapur në kampionatin spanjoll. Ekipet iberike të Primera dhe Segunda Division, janë në dijeni të situatës së vështirë ekonomike të skuadrës andaluziane duke vënë në shënjestrën e tyre futbollisttë të kësaj skuadre dhe një prej tyre është edhe Keidi Bare.
Mesfushori I përfaqësueses shqiptare, I formuar në ekipet zinxhirë të Atletiko Madrid ka marrë oferta nga 3 skuadra madrilène që kanë shfaqur interes për të. Klubi që ndodhet në pozitat më të mira në këtë garë është pikërisht Getafe që duket se e ka bërë edhe më parë një ofertë prej 1 milion Eurosh për Baren, por që u refuzua nga Malaga. Por presidenti I Getafes, Anhel Torres nuk është dorëzuar dhe e ka rritur ofertën për Baren në 2 milionë duke I shtuar [propozimit të tij edhe lënien e futbollistit te Malaga në formë huazimi gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni.
Sfidanti.al