Serie A dhe Bundesliga, ‘armatosen’ në merkaton e janarit

Serie A është kampionati që ka qarkulluar më shumë para në merkaton e muajit janar. Deri në këtë moment, klubet e ligës italiane të futbollit kanë shpenzuar 85.3 milionë Euro nga të cilat 35 milionë Euro u shpenzuan nga Juventus për blerjen e Kulusevskit dhe 20 milionë Euro nga Napoli për Lobotkën

Në vendin e dytë në këtë pikë qëndron Bundesliga me 79.45 milionë Euro të shpenzuara. Blerjet më të rëndësishme në kampionatin gjerman në këtë sesion të merkatos janë ata të Haland nga Borusia Dortmun për 20 milionë Euro dhe Ezekjel Palacios nga Bajer Leverkusen për 22 milionë Euro/

Përsa u përket 5 viteve të fundit, Premier League është dominuese absolute në shpenzimet e kryera në merkaton e janarit. Klubet britanike në 4 sezonet e kaluara kanë shpenzuar 1.3 miliardë Euro në sesionin dimëror të merkartos, por këtë vit tendenca ka ndryshuar pasi klubet angleze kanë investuar vetëm 31.1 milionë Euro në merkaton e janarit ku blerja më e shtrenjtë konsiderohet e ajo e Minaminos nga Liverpuli për 10 milionë Euro

Krejt ndryshe ndodh në Spanjë, ku klubet nuk tundohen nga dëshira për të bërë shpenzime në sesionin dimëror të merkatos. Në La Liga, përjashtim bën sezonin 2017/18 kur në kampionatin spanjoll u shpenzuan 300 milionë Euro, nga këto 145 milionë u paguan nga Barcelona për të marrë Kutinjon, ndërsa 66 milionë u shpenzuan nga Atletiko Madrid për të rikthyer në Spanjë, Diego Kostën. Për këtë merkaton dimërore të 2019/2020, në La Liga janë shpenzuar 44.5 milionë Euro, nga të cilat 40 milionë u destinuan për 2 futbollistë, 20 milionë  për të paguar kartonin e Raul De Tomas që shkoi te Espanjoli dhe 20 milionë të tjerë për blerjen e En Nesiri nga ana e Sevijës

Sfidanti.al