Zyrtarë të ekipit të Kamerunit bënë të ditur se tetë sportistë të tyre janë zhdukur nga kampi, ku ata ishin vendosur, ndërsa po merrnin pjesë në Lojrat e Komonuelthit, ndërkohë dy të tjerë prej tyre “avulluan” sapo zbritën nga aeroplani. Pesë boksierë dhe dy ngritës peshash kamerunas u larguan nga “fshati” sportiv në “Bregun e artë” australian gjatë tri ditëve të fundit. Kreu i delegacionit kamerunas, Viktor Agbo Nso, tha se ai ka njoftuar policinë australiane për rastin në fjalë.
“Këta sportistë ishin pjesë të ekipit në kampin stërvitor, por vetëm gjashtë erdhen në stërvitje, ndërsa dy të tjerë nuk u panë fare”, dekaroi zyrtari kamerunas i lartpërmendur. Federata e Lojrave të Komonuelthit shprehu zhgënjimin e saj lidhur me ngjarjen, duke shtuar se nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla.
Sfidanti.al