Olympique Lyon vijon betejën e tij për rifillimin e Ligue 1, pavarësisht se vendimi për mbylljen e kampionatit është marrë madjeiI është dhënë edhe titulli kampion skuadrës së Paris Saint Germainit. Klubi francez në fakt ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore, gjë që u konfirmua nga vetë presidenti i tij, Jean Michel Aulas
‘Nga njëra anë kërkojmë që të studiohet mundësia e rifillimit të aktivitetit, duke qenë se vendimi I Ministrit të Sporteve është bazuar te një datë, 3 gushti që nuk është përmendur kurrë nga UEFA-tha Aulas-nga ana tjetër, nëpërmjet një veprimi të dytë ligjor, do të vëmë në diskutim modalitetin e përdorur për të mbyllur kampionatin dhe metodën e përllogaritjes së klasifikimit përfundimtar’.
Në fakt në momentin që u mbyll sezoni 2019/2020 në Francë, Lyoni e pa veten në vendin e 7 duke mbetur jashtë kompeticioneve evropiane, gjë që nuk i ndodhte që nga viti 1997.
Sfidanti.al