MotoGP, në Misano do të garohet me dyer të mbyllura.

‘Po punojmë për të promovuar Emilia Romagnan në botë, po punojmë për një garë të MotoGP të Misanos me dyer të mbyllura në një kampionat që parashikon më pak ndalesa se më parë-ishin kërto fjalët e  Stefano Bonaccinit, Guvernatorit të rajonit të Emilia Romagnas që pret garën e MotoGP në mesin e shtatorit në pistën që ka marrë emrin e Marco Simoncellit.

Mes vështirësive të shumta botërori I Motociklizmin po përgatitet për fillimin e sezonit, Dorna synon një kalendar që të përfshijë të paktën 12 gara, por rezervon shpresën që ky kampionat të ketë deri në 16 gara dhe në këtë pikë mbështetja e ardhur nga Emilia Romagna merr një domëthënie të madhe.

Gara e Misano Adriaticos, e parashikuar për në 13 shtator është një prej eventeve më të pritur mga të apasionuarit e këtij sporti e në mënyrë të vecantë nga tifozët e Valentino Rossit që në këtë pistë ka shkruar disa nga faqet më emocionuese të karrierës së tij. Por për këtë vit, Doktori nuk do të ketë nxitjen nga shkallët e tribunave pasi kjo garë do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sfidanti.al