Jo vetëm gola, Son është edhe një sniper i vërtetë

Kampion me topin në këmbë, por edhe me armë në dorë.Son Heung Min  e mbylli programin e stërvitjes së detyruar ushtarake prej 3 javësh duke qenë më i miri nga të 157 ushtarët. Sulmuesi i Tottenhamit  mori 100 pikët maksimale në vlerësimin psikologjik, por ai mori nota të shkëlqyera edhe në lëndët e tjera mes të cilave ishte ajo e qitjes ku Son u vlerësua me 10 pikë nga 10 të mundshmet.

‘Fitoi cmimin Pilsung, që ëstë një prej 5 llojeve të vlerësimeve për më të mirët-lexohet në agjencinë e lajmeve Yonhap që citoi një zyrtar të Trupave të Marinës në njësinë e ishullit Jeju

Programi që iu nënshtrua Son përfshinte fitimin e  aftësisë në gjuajtje dhe me bajonetën, stërvitje kimike, biologjike dhe radiologjike, fitimin e aftësisë në betejën individuale dhe stërvitjen për ndihmën e parë

Son zbarkoi në ishullin Jeju në 20 prill për stërvitjen e detyrueshme ushatarake prej 3 javësh. Ai mund të kishte kryer krejt shërbimin ushtarak prej 2 vjetësh, por I shpëtoi pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Aziatike  të vitit 2018 me përfaqësuesen e Koresë së Jugut.

Sfidanti.al