Lotito: Shumë skuadra në Serie A janë të falimentuara

Presidenti i Lazios, Klaudio Lotito, ka qenë i ftuari i kursit për menaxher skuadre në një universitet dhe ka folur për tema nga më të ndryshmet, por duke u ndalur sidomos te ajo ekonomike sa i përket futbollit italian, me akuza shumë të rënda. Sipas tij, disa klube të mëdha janë të falimentuar, por askush nuk ka guxim t’i përjashtojë nga kampionati.

“Të gjithë këto klube, që shpenzojnë e shpenzojnë, janë të mbështetura nga fonde, por nuk kanë një ekuilibër ekonomik. Shumë skuadra që gjenden në Serinë A nuk plotësonin kushtet e duhura për t’u regjistruar në kampionat. Por si mund të eliminosh disa skuadra me emër? Duhet kurajë dhe jo të gjithë e kanë”, tha fillimisht Lotito. “Unë kam qenë president për 20 vjet dhe nuk kam marrë asnjëherë një rrogë. Më pas Consob më detyroi dhe u detyrova ta caktoja. Nuk kam një faturë që është shkarkuar te Lazio, as një makinë apo shofer. Unë nuk jam president i lavdëruar, por jam personi më jetëgjatë. Gjithmonë u kam thënë të gjithëve që kompaninë do t’ia lë djalit tim, kam ndërmend ta ruaj, ta mirëmbaj dhe t’ia kaloj. Kompanitë që kanë falimentuar janë të njëjtat si në të kaluarën. Të kesh guximin dhe vendosmërinë për të ruajtur trashëgiminë e kompanisë është thelbësore. Në kompanitë e mia nuk kam ndërruar asnjëherë selinë.

Nëse shpenzon për të kapitalizuar, ulni paratë në arkë dhe indeksi i likuiditetit ulet. Dhe nuk ke indeks për t’u regjistruar. Kështu i detyron kompanitë të paguajnë, por i detyroni edhe kompanitë e virtytshme të hedhin para. Që nuk kanë borxhe. Unë po e ndërtoj Akademinë tani dhe jo me hipotekat, por me paratë e mia. Paradoksi është se është pozitiv indeksi i likuiditetit për klube me borxhe 600-700 milionë. Ato janë klube teknikisht të falimentuara, por të cilat fitojnë kampionate. Nëse vendos parametra, duhet të vlejnë njëlloj për të gjithë, pa rrugëdalje”, tha ndër të terja Lotito.

sfidanti.al