Bayern gjen pasuesin e Neuer

Bayern Munich është në kërkim të një portieri të ri për të ardhmen dhe ka zhvendosur fokusin te Bart Verbruggen. Sipas asaj që raporton Telegrafi, klubi bavarez është gati të prezantojë një ofertë prej 60 milionë eurosh për  “gardianin” e Brighton.

21-vjeçari holandez Verbruggen, u dallua për paraqitjet e tij të nivelit të lartë në Premier League dhe konfirmoi  veten gjithashtu edhe në nivel ndërkombëtar, duke shkëlqyer në ndeshjen kundër Spanjës në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

sfidanti.al