Futbollisti i Napolit, Lorenco Insinje, gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë gjashte asiste goli në 27 ndeshje me Napolin.
Gazeta italiane “Republika” shkruan se Liverpuli ka bërë një përpjekje konkrete, duke ofruar 70 milionë euro për blerjen e këtij këtij lojtari mjaft të mirë, por ka marrë përgjigje negative.
Thuhet se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, mund të pranojë që ta shesë Insinjen, por jo më pak se 150 milionë euro, megjjithëse shumëkush konsideron se kjo shumë është e tepruar për këtë lojtar italian.
Sfidanti.al