Bufoni ka 24 vite që ëndërron, fati e dënon edhe pa Nejmarin…

Portieri legjendar italian që tani luan me PSZH-së, deklaroi se mungesa e Nejmarit gjatë 10 javëve të ardhshme do të përbëjë një problem për klubin e “të shenjtëve”, sidomos në Ligën e Kampioneve , në kuadrin e së cilës ai do të ndeshet në fazën 1/8 të finaleve me Mançester Junajtidin. Në fakt, trofeun e LK-së Bufoni 41-vjeçar ka 24 vite që e ëndërron.
“Çdo vit unë mendoj se është tamam viti që edhe unë ta fitojë trofeun e Liges se Kampioneve. Kam 24 vite që e ëndërroj atë. Dhe përsëri ështrë e vështirë që të arrish deri te ly trofe. Duhet të kesh fat, por momentalisht ky fat më mungon, duke pasur parasysh se Nejmari u dëmtua dhe nuk do të luajë një kohë të gjatë. Ai është shumë i rëndësishëm për neve, sepse ai bën gjëra të jashtëzakonshme në ekipin tonë. PSZH-ja e ka të vështirë, kur mungon ai”, deklaroi Bufoni.
Sfidanti.al