Xhejms Harden po vendos rekorde pas rekordesh në NBA, megjithatë jo të gjithëve po u pëlqen ajo cfarë po bën basketbollisti i Hjuston Rokets. Harden ka arritur në 20 ndeshje me mbi 40 pikë në sezonin aktual, gjë që nuk shihej që nga koha e Kobi Brajant. Dhe është pikërisht legjenda e Los Anxheles Lejkërs që vendosit të kritikojë Harden që ndryshe njihet si ‘Mjekra’
‘Ka shumë mënyra për ta bërë skuadrën tënde që të fitosh-tha Brajant në një intervisë për programin e ESPN ‘The Jump’ ku mori pjesë edhe Trejsi MekGredi-nuk më pëlqen stili që ai po përdor për ta bërë këtë. Mendoj se ky lloj stili nuk e con skuadrën te fitorja e titullit’.
Por Brajant pranoi edhe se pavarësisht stilit të tij Xhejms Harden po bën gjithcka mundet që skuadra e tij të fitojë ndeshjes. ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i Harden dhe kjo ndodhi menjëherë pas 44 pikëve që ai shënoi në sfidën me Finiks
‘Unë duhet të jem dominues me topion sepse në këtë moment kemi shumë mungesa-tha Harden-kur kris Pol të jetë në rendimentin maksimal dhe Erik Gordon të kthehet atëherë në parket do te jenë më shumë lojtarë që do të dominojnë. Ndoshta në këtë moment Brajant mund të ketë të drejtë, por kjo sepse skuadra jonë nuk është e plotë’.
sfidanti.al