Liverpooli e kishte siguruar vendin e parë në Grupin e tij në Ligën e Kampioneve, por The Reds donin të fitonin ndaj Midtjylland. por në fund rezultati i ndeshjes ishte 1-1. Pas avantazhit të Salah, danezët reaguan dhe falë sistemit VAR barazuan rezultatin. Ishin disa situata ku u desh ndërhyrja e teknologjisë që shpesh është shumë e ngadaltë. Të paktën kjo është ajo që beson trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili polemizoi për VAR sidomos për kohën e ndërhyrjes së tij.
‘U desh shumë kohë për të marrë një vendim-tha Klopp për Goal-nuk i pashë përsëritjet, kështu që nuk e di nëse kishin të drejtë apo jo. Por u deshën 3-4 minuta dhe me këtë të ftohtë, për futbollistët gjithcka bëhet e vështirë dhe e rrezikshme. ka njerëz që thonë: ‘O Zot, prapë po flet për këtë ky? ‘; por u desh shumë kohë dhe ishte shumë ftohtë dhe kjo nuk ndihmon’
Dhe në fund, Klopp bëri edhe komentin përmbyllës. ‘Isha një nga ata persona që thonin, po VAR është një ide e mirë. Por për të qenë i sinqertë, tani nuk jam i sigurt nëse do ta thoja përsëri këtë frazë. Por tani e kemi dhe duhet të bashkëjetojmë me të e ta pranojmë-tha Jurgen Klopp.
sfidanti.al