Liverpool, Arsenal dhe Bayern “të çmendur” pas Palhinha-s

Të gjithë janë “të çmendur” për Joao Palhinha. Disa klube të Premier League-s tashmë kanë bërë lëvizje për mesfushorin portugez, i cili po bën shumë mirë në Angli me fanellën e Fulham. Në këtë pjesë të parë të sezonit, Palhinha është shfaqur shumë në formë dhe ka tërhequr vëmendjen e Liverpool-it dhe Arsenal-it. Megjithatë nuk mbaron këtu, garës për mesfushorin i është bashkuar edhe Bayern Munich, ndonëe bavarezët nuk duken të gatshëm të bëjnë shpenzime të mëdha në janar dhe një transferim i tillë do i kushtonte shumë duke ditur pretendimet e Fulham. Klubi që ka në pronësi kartonin e Palhinha-s, Fulham-i, i vetëdijshëm për interesin e madh që kanë gjigantët e Anglisë dhe kampionët e Gjermanisë për portugezin nuk pranon asnjë ofertë më të ulët se 70 milionë euro.

sfidanti.al