Barcelona bën ofertën e parë për 17-vjeçarin

Barcelona ka bërë një ofertë prej rreth katër milionë eurosh plus shtesat për talentin suedez Lucas Bergvall, raporton Matteo Moretto i Relevo. Bergvall është një mesfushor qendror 17-vjeçar që luan për skuadrën suedeze Djurgarden. Ai është kryesisht një organizator që preferon të ketë një rol të lirë në fushë. Pikat e  tij të forta janë, aftësia fizike, prekja e parë, aftësi teknike dhe lëvizja me top. Nëse transferohet, Bergvall ka shumë të ngjarë t’i bashkohet Barca Atletic me një potencial për të fituar promovim në skuadrën e parë.

sfidanti.al