Telenovela Nejmar, ndërhyn Mbappe: Dua që të qëndrojë te PSG

Serialit të merkatos së transferimeve ‘Nejmar’ i shtohet një aktor i ri, Kylian Mbappe. Sulmuesi i paris Sën Zhermenit ka ndërhyrë në lidhje me cështjen e së ardhmes së futbollistit brazilian teksa kërkoi qëndrimin e Nejmar te kampionët e Francës.

‘Dua që Nejmar të qëndorjë me ne-tha Mbape gjatë konferencës së shtyp të mbajtur në prag të Superkupës së Francës me Ren-ai e di se cfarë mendoj unë për këtë situatë, kam folur me të duke u bazuar te ndershmëria dhe respekti. Unë e respektoj dhe e admiroj’

Por Mbape nuk është i vetmi që ka kërkuar qëndrimin e Nejmar te transalpinët, një kërkesë të tillë e ka bërë edhe trajneri Tuchel

‘Nejmar është me ne dhe presim që ai të luajë në ndeshjen e parë të Ligës-tha Tuhel-ai e do futbollin dhe kur është në fushën e lojës jep maksimumin. Në stërvitjen e sotme e pashë që dha më të mirën e tij. U stërvit shumë mirë me ekipin, me shumë cilësi’.

sfidanti.al