Zlatan Ibrahimovic kryen bëmën e radhës në futbollin e SHBA. Sulmuesi i LA Galaxy u ndëshkua me një gjobë nga Komisioni i Disiplinës i Major League Soccer. Arsyeja? Simulimi i radhës i suedezit gjatë ndeshjes së kampionatit që Galaxy luajti me Portland, por që e humbi.
Në minutën e 50 të ndeshjes, Ibrahimovic e la veten të rrëzohej pas një përplasjeje me kundërshtarin e tij Hulio Kaskante teksa ky ishte me shpinë. Sipas ‘Sport’, për suedezin kjo është java e dytë radhazi që ndërhkohet me gjobë nga Komisioni i Disiplinës të MLS me Ibrahimovic që nuk do të luajë këtë fundjavë kundër skuadrës kampione në fuqi të kampionatit amerikan Atlanta United pikërisht për arsye skualifikimi
sfidanti.al