Baza e ekipit janë të huajt, por për fat ka pak “farë kosi” vendase. Paris SG i nderoi si mbretër tre kampionët e tij të botës, francezët Kilian Mbape, Presnel Kimpembe dhe Alfons Areola, ndërsa ata u kthyen në ekip pas pushimeve verore.
Pritja e treshes ishte nën tingujt e “marsejezës”, pra himnit të Francës, dhe me fishekzjarrë e koreografi të menduar mirë, ndërsa hapën derën e dhomës së zhveshjes dhe hynë në fushën e kompleksit stërvitor në Paris. Mbape, Kimbembe dhe Areola u shpallën kampionë të botës me Francën në Rusi, dhe pritet ta ndihmojnë edhe më shumë PSG-në me përvojën e madhe të fituar, ndërsa në krah të tyre do të jenë emra të mëdhenj si Bufon, Nejmar, Verrati, Tiago Silva apo Mënier.
Sfidanti.al