Lotito e Tare në një zë: Milinkoviç-Saviç më lart se Pogba

Mançester Junajtid ndoshta e ka menduar një lëvizje dyshe, ikje e Pol Pogbasë dhe ardhje e Sergej Milinkoviç-Saviçit, edhe pse Murinjo mund të ketë llogaritur edhe vetëm afrimin e serbit. Gjithsesi, klubi anglez nuk pritet ta ketë të lehtë për të marrë futbollistin e Lacios, pasi presidenti i italianëve, Lotito, dhe drejtori sportiv, Igli Tare, e vlerësojnë tepër lart yllin e tyre.

“Milinkoviç-Saviç vlen më shumë sesa Pogba, – thonë Lotito e Tare, – pasi është më i fortë fizikisht dhe më i shpejtë. Nuk do të mjaftojnë mbi 100 milionë euro që u deshën për të marrë francezin”. Lacio njofton se verën e kaluar hodhi poshtë një ofertë prej 99 milionë paund stërlinash (rreth 110 milionë euro), ndërsa Lotito thotë se Milinkoviç-Saviç mund të largohet vetëm për 150 milionë euro.

Sfidanti.al