Fernando Alonso, piloti i dytë më i mirë i vitit në Formula 1

Dueli pritej që të ishte mes Ljuis Hamiltonit dhe Sebastian Fetelit, por ja që nuk qenka kështu. Fernando Alonso ndërhyn me “prepotencë” mes dyshes pretendente për titull botëror në Formula 1, duke u përzgjedhur si piloti i dytë më i mirë i sezonit. Spanjolli është vlerësuar lart për paraqitjet e tij edhe pse ka qenë në timonin e një makine aktualisht të dobët si Meklareni. Ai gjithnjë ka fituar pikë, ose ka qenë në garë për t’i fituar.

Hamilton është përzgjedhur i pari, dhe kjo me arsye. Edhe pse Mercedesi nuk ka qenë në nivelin e viteve të kaluara, me epërsi të dukshme ndaj Ferrarit, sërish anglezi ka realizuar gara të jashtëzakonshme, duke tejkaluar edhe mungesën e fatit, ndaj edhe është kryesues. Fetel është në vend të tretë dhe kjo sepse ka bërë disa gabime të vegjël, por me pasoja për Ferrarin, ndërsa Valteri Botas vlerësohet si piloti i katërt i sezonit, duke qenë edhe më i pafati nga të gjithë për defektet e makinës Mercedes.

Sfidanti.al