Shtatë gola dhe tetë asiste ne 10 ndeshje ! A mund të jetë mbrojtës…

Sa më sipër janë të dhëna statistikore që do t’i kishte zili edhe një sulmues i nivelit të lartë. Por shifrat e lartpërmendura nuk kanë lidhje me ndonjë sulmues, por më një mbrojtës të djathtë. Madje, ky nuk është as mbrojtësi kryesor i djathtë i PSZH-së. Shtatë golat dhe tetë asistet i ka realizuar në 10 ndeshjet e këtij sezoni Toni Menie, ndoshta, një nga futbollistët më të nënvlerësuar në Evropë, jo sepse ai nuk është një lojtar i mirë, por, sepse ky mbrojtës 26-vjeçar luan në mënyrë të jashtëzakonshme, por, megjithatë, emri i tij nuk shfaqet askund nëpër mediume.

Shumëkush thotë se ai është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, por, sifoqoftë, ai nuk përmendet askurkund, ndërkohë që ai është rezerva e Dani Alveshit. Sidoqoftë, Emeri  përpiqet t’ia rrisë minutazhin e lojës këtij futbollisti, duke qenë se ai, ndonjëherë, e përdor Dani Alveshin në ndonjë pozicion tjetër, kur Menin e lë mbrojtës të djathtë dhe ky i fundit ia shpërblen atij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kështu që, kohët e fundit, mediumet kanë filluar ta vëjnë re këtë mbrojtës të shkëlqyer, emrin e të cilit ata e lidhin me Realin e Madridit, Juventusin dhe Spartakun e Moskës, por, sidoqoftë, ky futbollist belg shpreson që të sigurojë një kontratë më të mirë me PSZH-në. Ashtu si po luan Menie tani, nuk do të jetë aspak habi që Dani Alvesh të përfundojë në stolin e rezervave, pasi tifozët kanë filluar që ta adhurojnë atë.

Sfidanti.al