PSG shënjestron Coutinghon; por a është gati të paguajë 100 mln Euro?

Paris Saint Germain vendos Phillipe Coutinhon në radarët e tij. Klubi parizien po përgatitet për t’i thënë lamtumirën Marco Verrattit që dëshiron kalimin te Barcelona dhe është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Për klubin parizien dhe presidentin Nasser Al Khelaifi, futbollisti brazilian i Liverpoolit është elementi ideal për të zënë vendin e italianit dhe për të rrritur cilësinë në skuadër. Ajo që duhet të bëjnë parizienët tani është të përballen me pretendimet e Liverpoolit, me ‘The Reds’ që nuk kërkojnë më pak se 100 milionë Euro për kartonin e futbollisit dhe pyetja që bëhet është; A është gati Paris Saint Germain ta paguajë këtë shifër për Coutinhon?

sfidanti.al