Finalja e Kupës së Konfederatatve mes Gjermanisë dhe Kilit pati dy tifozë të vecantë në shkallët e stadiumit. Bëhet fjalë për 2 prej legjendave të futbollit botëror, Fenomeni Ronaldo dhe Diego Armando Maradona. Ylli argjentinas dhe ai brazilian ishin pranë njëri-tjetrit dhe duket se po ia kalonin mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje në përfundim të ndeshjes Maradona dhe Ronaldo zbritën në fushën e lojës për të dhënë çmimet për të dy skuadrat finaliste.
sfidanti.al