PSG rinis stervitjet, Neymar përafron kthimin në France

Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Neymar ka lënë Brazilin ditën e premte për t’u kthyer në Francë ku do t’i bashkohet skuadrës në rifillimin e stërvitjeve në 22 qershor. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’ në versionin online të saj, klubi transalpin u ka rekomanduar të gjithë futbollistëve të tij që të kthehen në Francë brenda 15 qershorit, datë në të cilën shtetet evropiane mund të rishohin kushtet për hyrjen në kontinent.

Për momentin nuk është vendosur asgjë, por një prej hipotezave të studiuara është vendosja në karantinë të detyrueshme për të gjithë personat që vijnë nga vende me rrezik të lartë dhe një prej tyre është edhe Brazili. për këtë arsye, Neymar që kishte parashikuar të kthehej në 21 qershor, nuk deshi të rrezikojë dhe përafroi datën e kthimit të tij në vendin transalpin.

sfidanti.al