Ish presidenti i FIFA, Sepp Blatter bëhet objekt i një hetimi të ri penal në Zvicër. Ish kreu i qeverisë së futbollit botëror është i përfshirë në një pagesë të dyshimtë të bërë nga FIFA prej 1 milionë Dollarësh në drejtim të Federatës së Futbollit të Trinidad&Tobago.
Associated Press ka zbuluar një dokument të Prokurorit Federal në Zvicër ku pohohej se Blatter akuzohet për një hua të akorduar nga FIFA në 2010 dhe që më pas është tërhequr. Blatter, tashmë 84 vjec ka mohuar cdo veprim të paligjshëm në skandalet financiare që përfshinë organizmin më të lartë të futbollit botëror. Kjo është akuza e fundit që vjen nga magjistratura federale zvicerane dhe amerikane që e lidh FIFA me pagesa nga të cilat përfitonte ish presidenti i Federatës së Futbollit të Trinidad dhe ish presidenti i FIFA, Jack Ëerner që po përpiqet të evitojë ekstradimin në SHBA
sfidanti.al