Paris Sen Zhermeni prezantoi blerjen e tij me te re, Xhanluixhi Bufon. Portieri italian qe u largua nga Juventusi pas 17 vitesh, firmosi me transalpinet nje kontrate 1 vjecare me opsion per nje te dyte, madje ka kryer edhe stervitjen e pare me ekipin e tij te ri.
Kete te hene Bufon u shfaq edhe para medias e publikut ku shprehu ambicien e tij.
‘Nuk mund ta refuzoja-tha Bufon-kam entuziazmin e nje djali te ri. Tashme nuk e pyes me veten se kur do te le futbollin. Jam shume i emocionuar per kete eksperience te re. Ka nje energji magjike dhe te vecante ketu qe une e ndjeva menjehere’.
Bufon shpjegoi edhe arsyet qe e shtyne te zgjedhe kalimin te Paris Sen Zhermen.
‘Dua te tregoj se jam ende nje portier shume i mire dhe jam i sigurt se do t’ia dal mbane-vijoi Bufon-Liga e Kampioneve? Nuk e kam obsesion’.
Sfidanti.al