Paris Sen Zhermen duket se do te beje nje revolucion ne merkato pas eliminimit ne Ligen e Kampioneve. Nje prej futbollisteve qe duket se do te jene pjese e ketij revolucioni eshte Marko Verrati. Sipas te perditshmes ‘L’Equipe’, agjenti i futbollistit, Mino Raiola po studion terrenin per te pare nese do te jete ne gjendje qe te transferoje Verratin te Barcelona.
Gjate veres se kaluar u fol shume per kalimin e Verratit te Barcelona, por Paris Sen Zhermen e bllokoi kete transferim. Por tani duket se gjerat kane ndryshuar dhe drejtuesit e klubit parisien duket se jane gati te nisin bisedimet per Verratin. Mesohet se Naser Al Kelaifi eshte gati te pranoje edhe nje oferte me te ulet se 100 milione Euro per Verratin, por tani eshte Barcelona ajo qe nuk e do italianin. Drejtuesit e klubit katalanas i bene te ditur Raioles se nuk jane me te interesuar per Verratin. Me blerjen e Arthur i cili do te mberrije ne Spanje ne vere, te Barcelona jane te bindur se kane bere perforcimin e duhur me brazilianin.
Sfidanti.al