Ka disa kohë që në futbollin anglez ka hyrë në modë “lufta” me deklarata që, së fundmi, preku edhe dy klubet e Mançesterit, Junajtidin dhe Sitin, Kritikave të Zhoze Murinjos se Siti ble mbrojtës me çmimin e sulmuesve iu përgjigjen, menjëhere, nga kampi kundërshtar. “Numëroni 10 lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Do të shihni se asnjëri prej tyre nuk luan me Mançester Sitin. Mos vallë me neve luajnë Pogba, Lukaku, Nejmari, Mbape… Po, është e saktë se ne blejmë mbrojtës, por me qëllim që ta freskojmë ekipin. Dhe, tani, ata kushtojnë nga 100 milionë euro që do të thotë se ne i bëjmë ata më të mirë, se te neve atyre u rritet çmimi”, vuri në dukje Feran Soriano, një nga drejtorët e Sitit.
Siti, në fakt, është një nga 10 klubet që fitojnë më shumë nga marketingu, nga të drejtat TV, nga shitja lojtarëve dhe e biletave, ndërkohë që respekton rregullat fair play të FIFA-s.
Sfidanti.al