PSG me humbje 150 milionë euro, por do rinovimin e Mbapesë e Nejmarit!

Kriza ka shkaktuar probleme, ndërsa mund të sjellë edhe ndonjë të mirë. Paris SG ka pësuar humbje financiare nga 100 deri në 150 milionë euro për shkak të epidemisë së koronavirusit, veçse nga ana tjetër edhe klubet e tjerë janë goditur rëndë, pra pritet të ketë më pak “gjuetarë” për dyshen Nejmar-Mbape. Parizienët duan të rinovojnë me të dy yjet, ndonëse me sulmuesin 21-vjeçar pritet të jetë e vështirë. Reali i Madridit e kërkon dhe madrilenët janë të vetmit që mund të mendojnë për kartonin e tij, bashkë me klubet më të fuqishëm të Premier Ligës angleze. Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, thotë se do të punohet fort për rinovimin, për të mos lejuar që Mbape të arrijë në verë 2021 pa kontratë të re. Kjo do të thoshte se kampionit të botës do t’i mbetej vetëm 1 vit kontratë, dhe vlera e kartonit do të ulej ndjeshëm.

Sfidanti.al