Nuk mjaftoi humbja në Madrid dhe kritikat në media. Paris SG duhej të duronte edhe një tallje nga një klub fare i vogël i Ligës së Parë të Francës, Dizhoni. Ky i fundit u mund 0-8 në “Park dë Prensis” në 17 janar në ndeshjen e kampionatit, dhe në atë kohë Adrien Rabio u shpreh se “është fantastike të shënosh 8 gola ndaj Dizhonit, pasi në këto ndeshje fitohet titulli, por liga e parë franceze për ne është një formalitet”.
Dizhoni reagoi me tallje duke komentuar se “ne bëmë gjithçka që Paris SG të shkonte me moral të lartë në ndeshjen ndaj Realit, por siç duket ndihma jonë nuk mjaftoi”. Dizhoni po ashtu postoi në Tuiter kopertinën e gazetës “L’Ekip”, me foton e Rabiosë dhe fjalët e tij se “problemi është që është e lehtë të shënosh 8 gola ndaj Dizhonit”.
Padyshim, klubi modest i kujton milionerëve e miliarderëve të kryeqytetit se krahasimi as nuk mund të bëhet, pasi buxheti i Dizhonit është nja 20 herë më i vogël sesa ai i Paris SG.
Sfidanti.al