Nica, a mund te jete perralla franceze e ketij sezoni

Maria Baloteli e “zgjoi” talentin e tij te Nica që, shumë mirë, mund të bëhet Lester Siti francez, në këtë sezon, duke luajtur një futboll ëndrrash dhe duke pasur një formë të pazakontë. Pas 18 raundeve të zhvilluar, tabela e kampionatit francez duket e pazakontë, pasi e para është Nica me katër pikë më shumë se Monakoja dhe, madje, shtatë pikë para PSZH-së kampione. Nica e “zgjoi” Balotelin dhe bota, më në fund, mund ta shohë talentin e tij në praktikë, ndërsa ai, me golat e tij, po e çon klubin në rrugën që e çoi Lesterin, sezonin e kaluar, në Premier Ligë, drejt trofeut të kampionit të vendit.

Baloteli, mbrëmë, shënoi dy gola, kundër Dizhonit, duke i dhënë fitoren 2-1 ekipit të vet. Ai ka shënuar tetë gola në tetë ndeshjet e zhvilluara nga ky ekip francez. Me ndeshjen e ndjeshme, u mbyll pjesa e parë e kampionatit francez dhe, tani, kanë mbetur edhe 18 ndeshje të tjera që Nica ta përmbyllë përrallën e vet të ëndrrave dhe të bëhet një kampione sensacionale e Francës.

Sfidanti.al