“Najku” (Nike) e paska “flakur tej” Nejmarin vitin e kaluar

Kompania amerikane e veshjeve sportive dhe sulmuesi brazilian nuk patën rinovim të kontratës së sponsorizimit mes tyre, ndërsa ylli i Paris SG kaloi tek Puma. Kjo ndodhi në 2020 dhe në atë kohë nuk u zbuluan arsyet që sollën në një përfundim të tillë, por tani merret vesh se Najku (Nike) u vu në pozitë të vështirë nga Nejmari kur ai refuzoi të bashkëpunonte në një hetim lidhur me një akuzë ndaj tij. Një punonjëse e kompanisë e akuzoi brazilianin se kishte tentuar ta detyronte që të bente seks oral me të në 2016. Nejmari refuzoi të bashkëpunonte për një hetim të brendshëm të Najkut, dhe kjo sipas lajmeve të tanishme ishte arsyeja që iu dha fund marrëveshjes një vit përpara mbylljes së saj. Nejmari dhe Najku kanë qenë bashkë që kur futbollisti ishte 13 vjeç, pra të paktën 15 vjet, ndërsa tani kjo histori ka marrë fund.

Sfidanti.al