Merkato e zhurmshme rreth Nejmarit, ndërhyn Al Kelaifi: Qëndron te PSG

Historia e merkatos së Nejmar pasurohet me një kapitull të ri. Këtë radhë gjithcka shkon kundër Realit të Madridit që prej ditësh përkufizohet në media si destinacioni i ardhshëm i sulmuesit brazilian të Paris Sën Zhermenit. Debatet me Kavanin për ekzekutimin e penalltive, raportet e vështira me Emeri dhe problemet në përshtatjen me qytetin e Parisit kanë qenë disa prej arsyeve që u përmendën në media që e shtyjnë Nejmarin për të kërkuar rikthimin në kampoionatin  spanjoll e për të veshur fanelën e Realit të Madridit.

Në të gjithë këtë histori të ngatërruar e tejzgjatur ndërhyn presidenti i Paris Sën Zhermenit, Naser Al Kelaifi që përgënjeshtroi në mënyrë kategorike kalimin e Nejmar te Reali i Madridit

‘Neymar nuk do të largohet nga paris Saint Germain në fund të sezonit. Jam 2000% i sigurt për këtë-u shpreh Al Khelafi-ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë këtu dhe ai dëshiron që të qëndrojë në paris

Një tjetër fakt që është në favor të transalpinëve në këtë cështje të zhurmshme, është ai që ka të bëjë me klauzolat e kontratave. Në Francë nuk ekziston dicka e tille që do të thotë se Reali i Madridit nëse dëshiron vërtet të blejë Nejmarin do të duhet që fillimisht të nisë tratativat me Paris Sën Zhermenin e më pas ta bindë atë për këtë transferim, dicka të cilën drejtuesit transalpinë nuk kanë ndërmbend ta bëjnë. vetëm një këmbëngulje e vetë Nejmar mund ta detyrojë Paris Sën Zhermenin që të pranojë largimin e 25 vjecarit drejt kryeqytetit spanjoll.

sfidanti.al